Highlight

foto highlight reziRezarta Skifteri e pranishme në çdo eveniment dhe manifestim të stilit, modës dhe klasit. Atje ku frymëzimi dhe devotshmëria bëhet definicioni i elitës, stili dhe imazhi i Rezarta Skifterit për modën qëndron unik në llojin e vet. Gjithë projeksionet e saj mishërohen në veshjet e saj, koleksionet e ndryshme të çdo stine. Duke u bazuar në stilin unik të saj dhe një qëndrim origjinal ndaj modës, Rezarta Skifteri është shndërruar në një nga stilistët më elitare në Shqipëri.

Si një nga faktorët kryesorë të showbizit shqiptar, duke ju ofruar atyre veshjet me stil unikal ka realizuar arritje të mëdha në karrierën e saj. Kalendarët e ndryshëm të Miss Shqipëria, pjesëmarrja në videoklipe të ndryshëm të këngetarëve më të mirë shqiptarë kanë përcaktuar Rezartën si një nga më të mirat në llojin e vet.

Koleksione veshjesh të pafundme dhe sfilata, të cilat i kanë dhënë sharmin e munguar skenës shqiptare të modës. Sfilata nga më të ndryshmet, ku mund të përmenden dhe projekte në vendet europiane, ikona të modës botërore.

Puna e Rezarta Skifteri eshte kerkuar ne shume vende te botes si  Milano, Paris, New York,  Firenze, Angli.

Një nga evenimentet më të mira të Rezarta Skifterit ka qënë një  koleksion i  saj “Haute Couture “, e frymëzuar nga moda e viteve ’30, si fjongo të të gjitha përmasave, dantella, flutura, bizhu të mëdha, cdo e realizuar me punime dore. Keto veshje u prezantuan me sandale te stiluara nga Rezarta.

Rezarta Skifteri ka histori suksesi të shumta në ekpseriencën e saj duke u konfirmuar si elita e modes në Shqipëri.