Historiku

IMG_9054Në një vend ku moda dhe dizajni erdhi nga dera e pasme e stilit, Rezarta Skifteri arriti t’i jepte një kuptim dhe definicion tjetër gjithë dizajnit dhe veshjeve të gjithë shqiptarëve. Vajza dhe gruaja shqiptare nuk do ishte më e njëjta pas gjithë punës dhe eventeve të pafundme që Rezarta Skifteri realizoi. Pasioni, ëndërrat dhe përkushtimi u pasqyruan më së miri në gjithë ekpseriencën e saj në artin e të veshurit dhe stiluarit.

Një nga arritjet më të mëdha të Rezartës ka qënë marrja e një çmimi në Paris (Çmimi Gold), i cili është një çmim që jepet për gjithë stilistët më të sukseshëm në Europë.

Disa nga spektaklet më të rëndësishme janë: “Maratona e këngës popullore’’, “Telebingo Shqiptare’’, “Miss Globe”, “Maria Kraja”, “Të kam zemër” e shumë spektakle të tjera të cilat janë nga më elitaret në programacionin televiziv shqiptar.

IMG_9048Atelie e Rezarta Skifterit ka qënë gjithmonë afër personave publikë shqiptarë duke u përpjekur për të perfeksionuar imazhin e tyre, për të realizuar veshje dhe punime për ta, të cilat do t’i paraqesë më mirë gjithë statusin që kanë. Rezarta kujdeset per imazhin e shume artisteve, personazheve vip, shqiptar dhe te huaj nga te gjitha vendet e botes .

Gjithmonë e palodhur ndaj sfidave të reja, Rezarta Skifteri është komfirmuar si një pjesë e rëndësishme e elitës së modelingut, stilit dhe klasit.