Rreth Rezartës

foto rreth rezartes -1Një nga vajzat e para që i hoqi “masken” e zymtësisë gruas shqiptare dhe i dha asaj një tjetër perspektivë. Një nga profesionistet e pakta, të cilat ja dedikojnë pasionin, vyrtytin dhe dhuntinë, punës së tyre.

Atelieja e saj është nga më të preferuarat për shumë artistë dhe organizatorë të evenimenteve të mëdha në vend. Një klient mund të dëshirojë një veshje sportive, klasike, preta-porte,kostumet e banjës, fustane nusërie të modeleve të ndryshme dhe aksesorë të tjerë, por ajo që spikat në sfilatat e Rezarta Skifterit është stili Houte Couture Alta Moda.

Në sfilatat e saj Rezarta Skifteri ka guxuar të sjellë gruan e viteve ’30, transparente, sensuale, luksoze, me dantella e gurë të çmuar. Pas një gruaje të fortë, ambicioze, gjithnjë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe me sy që të ftojnë ta njohësh më mirë, artin dhe stilin e saj unik. Gruas “Made in Skifteri” përveçse delikate dhe shumë shik, i shtohet doza glamur.

E preferuar për stilin e saj, ajo terheq vëmendjen e botuesve të cilët e zgjedhin për kopertina revistash të rëndësishme në vend, ku një sy stilisti si ai i Rezartës është i besueshëm për t’u kujdesur mbi imazhin e personazheve të zgjedhur.

Rezarta Skifteri ka qene gjithmone ne qender te ftesave te eventeve te modes nderkombetare, ne kryeqytetet e modes boterore.